Cristiano Ronaldo sfidon Lazion dhe Sergio Ramos

Juventus udhëton drejt Romës sot në mbrëmjes, aty ku do të përballet me Lazion për javën e 21- të kampionatit dhe Cristiano Ronaldo do të kërkojë të shënoj që të qëndrojë në gjurmët e Quagliarela sa i përket golashënuesve të Seria A.

Sulmuesi portugez do të ketë edhe një motiv më shumë për të shënuar sot. Fjala është për Sergio Ramos, i cili kurrë nuk e ka komentuar largimin e tij nga Real Madrid, teksa në fitoren e fundit në Copa del Rey mbrojtësi shënoi dy gola.

Me fjalë nuk është shprehur kurrë për largimin e CR7 por me gjeste e bëri këtë herë. Në të dy golat Ramos festoi në të njëjtën mënyrë që festonte dikur në Madrid vetë Ronaldo, “yo estoy aquí” (Jam unë këtu), që e simbolizon me gishtin drejt fushës.

Ky gjest është parë më shumë si një replikë në drejtim të sulmuesit 33-vjeçar, si për t’i përcjellë mesazhin se Real Madrid nuk ia ka nevojën atij. Gjithsesi Ronaldo gjithmonë përgjigjet në fushë me golat e tij dhe sot do jetë dyfish i karikuar për të shënuar./27.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *