Dy shpërthime me tritol në Krujë, policia fsheh ngjarjet

Dy shpërthime me tritol kanë tronditur Krujën ditët e fundit, por policia i ka fshehur të dyja ngjarjet.

Mëohet se shpërthimi i parë ka ndodhur mëngjesin e 21 marsit në fshatin Kukel, në derën e rrethimit të banesës së shtetasit Marin Tomë Begeja. Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale.

Ndërsa shpërthimi i dytë ka ndodhur mesditën e djeshme në fshatin Mallkuç të Krujës. Në mjetin tip “Benz”, me targë AA 203 HU, në pronësi të shtetasit Flori Geg Muça është vendosur lëndë plasëse./27.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *