Dyfishohen divorcet në Shqipëri, ja shkaku kryesor

Numri i divorceve në Shqipëri është dyfishuar që prej fundit të viteve ’90 një statistikë që nxit ekspertët të arrijnë në konkluzionin se familja shqiptare është në krizë.
Mbi 80% e kërkesë padive regjistrohen në gjykatë nga gratë dhe në pjesën më të madhe shkaku kryesor i divorceve është dhuna. Fëmijët janë viktima të konflikteve mes prindërve gjatë dhe pas këtij proçesi.

Psikologët përmbaruesit dhe përfaqësuës të institucioneve shtetërore ngrenë me shqetësim faktin se nënat ndeshen me së shumti me mospagesën e pensionit ushqimor nga baballarët, ndërsa këta të fundit hasin pengesa në takimet me fëmijët.

Në këto kushte palët i drejtohen përmbarimit duke sjellë dyfishimin e praktikave përmbarimore krahasuar me 5 vite më parë.
Në Shqipëri ekspertë të çështjeve ligjore dhe sociale vërejnë se familja shqiptare prej gati dy dekadash është në krizë. Këtë konstatim ata e mbështesin në thuasje dyfshimin e numrit të divorceve krahasuar me fundin e viteve 90, për të mbërritur në 4500 në vitin 2017.

Rreth 85% e numrit të kërkesave për zgjidhje martese në gjykatë regjistrohen nga gratë. Dhuna përbën gjithashtu në mbi 80% të rasteve shkakun kryesor, për të vijuar me varësinënga droga të partnerëve, bixhozin, tradhëtitë, paaftësinë mendore dhe fizike, mashtrimin, apo dhe diferencat në prioritete dhe mendësi./Balkanweb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *