Reagon Idrizi për “llapaqenët”: PDIU është në opozitë, se Rilindja po vret Çështjen Çame

Pas sulmeve të Propagandës të Rilindjes dhe disa “çamëve” që i bëjnë fresk Edi Ramës për vende pune dhe biznese, ka reaguar Shpëtim Idrizi, kryetar i PDIU-së. I pyetur për pozicionin politik të partisë së tij në këtë situatë krize të thellë dhe sulmet e ulëta ndaj tij, ai shprehet:

Shpëtim Idrizi: Ne kemi disa arritje shumë të rëndësishme siç është miratimi i rezolutës për shqiptarët e Çamërisë. Një dokument relevant që detyron çdo qeveri të ngrejë, të hapë dhe të zgjidhë çështje të ne shqiptarëve të Çamërisë, kemi varrezat e shqiptarëve të Çamërisë në Kllogjër ku prehen 2970 shqiptarë të Çamërisë. Kemi për herë të parë deklarimet hard për një ndër çështjet që ka Shqipëria me Greqinë është çështja e shqiptarëve të Çamërisë. Pas 4 majit të 2016 ku ne kishim dhe kongresin e PDIU-së, u pa edhe një ndryshim kursi nga aleatët tanë që ishin rilindasit në atë kohë. Madje, zoti Rama në kongres tha që ne nuk e shohim dhe aq sy të mirë rritjen tuaj, pra kishin një farë xhelozie, pas kësaj ndodhi një ndryshim kursi dhe Rilindja punoi fort për ta përzënë nga koalicioni Çështjen Çame dhe PDIU-në dhe sigurisht për të ndryshuar totalisht kursin me Greqinë. Ka qenë momenti ku dakordësuam me mazhorancën dhe me Ramën për krijimin e një komisioni hetimor parlamentar të ngjashëm me atë të Tivarit ku ne për herë të parë paraqitëm me dëshmi juridike historike Çështjen Çame në Parlamentin e Shqipërisë dhe jo të Greqisë dhe megjithëse kishim një dakordësi më përpara ju e dini që na u bllokua në byronë parlamentare nga z. Ruçi. Pas kësaj pamë një ndryshim kursi totalisht për Çështjen Çame, që gjatë fushatës. PDIU-ja arriti rezultatet më të mira gjatë gjithë kohës në këto zgjedhje prej 76 mijë votash të barabarta për 7-8 mandate, por investimi i Ramës dhe Rilindjes, bëri që të vidhen direkt mandati i Tiranës dhe i Fierit dhe sigurisht që nga jashtë koalicioneve për shkak të marrëveshjes Basha-Rama, goditi të gjitha votat e PDIU-së. Ju kujtoj se një mandat për çdo forcë tjetër politike doli me 11 mijë vota, ne kishim 76 mijë vota dhe dolën 3 mandate, u hoq dhe i vetmi përfaqësues që ngeli në Parlamentin e Shqipërisë z. Aqif Rakipi dhe sigurisht që këta të 3 që ngelën i kishte blerë Rilindja që më përpara, njëra deklaroi që pa mbaruar zgjedhjet që jemi të PS-së. Ajo që po ndodh sot me ata që janë nëpër lista në Parlamentin e Shqipërisë sigurisht që deri këtu jemi në idenë që e doni tepsinë të gjithë për vete nuk i duhej koalicion as PDIU. Përtej kësaj, për t’iu dhënë përgjigje të gjithë “llapaqenëve” që kanë shkruar këto ditë të shtyrë nga propaganda e “Komitetit Qendror” që sot simpatizojnë me reminishenca të Enver Hoxhës, Çështjen Çame, por dhe PDIU-në, u bë e qartë që në shtator në programin e dytë të kësaj qeverie se Çështja Çame nuk ekzistonte. Pra, nëse 4 vite më parë Çështja Çame ishte e shkruar e zeza në të bardhë madje kryeministri kishte premtuar një rezolutë që një herë në 6 muaj do raportonte në parlament për Çështjen Çame ne nuk jemi më në programin e kësaj mazhorance. Asnjë nga këta që i japin dorës e gojës për Çështjen Çame, nuk kanë shkruar asnjë rresht për të. Përtej kësaj, kryeministri e deklaroi vetë që e kam përdorur vetë Çështjen Çame për të rritur temperaturat dhe për ta ulur Greqinë në tryezë. Na u premtua që do zgjidhjen çështjet shqiptare me ato greke. Pra, ajo shqiptare ishte Çështja Çame dhe heqja e ligjit të luftës dhe na u premtua kjo gjë. Deri më sot pala shqiptare nuk ka marrë as heqjen e ligjit të luftës, as ngritjen e varrezave, as çështjen çame, por ka marrë vetëm vulën apostile. Ndërkohë pa një marrëveshje bilaterale përfundimtare ka lëshuar për Greqinë:

1-Bërjen e varrezave të ushtarëve grekë, e kishin paralajmëruar si vend pelegrinazhi dhe përplasjesh, sepse ka qenë kërkesë e kahershme e Greqisë dhe është te 6 pikat e Micotaqisit; mbjellja e Shqipërisë në kufijtë e Epirit me ushtarë imagjinarë. Kjo do bëhej shkak për pretendimet e Epirit dhe shkak për përplasje të mëdha si ajo e Kacifasit, ku praktikisht pamë që në jugun e Shqipërisë shteti shqiptar ka rënë.

2-U bë një marrëveshje për toponimet vetëm për 800 shqiptarë pleq që kishin lindur në Çamëri. Sot me fakte jua jap, ata janë detyruar të ndërrojnë dhe vendlindjen e tyre në pasaportë. U bë një ligj për minoritetet ku Shqipëria doli me 9 minoritete dhe u hoq për herë të parë koncepti i zonave minoritare siç ka qenë që në kohën e Zogut që Shqipëria i ka njohur Finiqi dhe Dropulli. Sot pra kujtdo që t’i teket edhe në Kukës e Tropojë mund të dalin disa edhe po dolën në kufijtë e 20 për qindëshit që është tentimi i radhës me censusin e radhës, beteja që kemi bërë para 10 vitesh dhe ne do ta bëjmë prapë, për të nxjerrë shumica të pakicave në zona të caktuara dhe për të bërë diskriminim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *