PDIU mbledh Këshillin Kombëtar, Idrizi: “Rama ka 21 vjet në pushtet, Shqipëria e gjitha në krizë”

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi është shprehur se partia që ai drejton me qëllimin e vetëm atë të “çështjes çame”, u tradhëtua padrejtësisht nga Rilindja dhe qeverisja e Ramës.

Idrizi tha se kjo qeveri e ka varrosur këtë çështje. “Si ka mundësi që askush nuk e thotë që Edi Rama e trdhëtoi PDIU-në dhe Çështjen Çame. Si ka mundësi që e quajnë tradhëti atë që PDIU nuk e tradhëtoj asnjëherë, atë që quhet Çështjen Çame. Si ka mundësi që nuk thotë askush që PDIU tradhëtoi Çështjen Çame, kjo parti për çështjen came u krijua dhe sipas jush do rrinte me Ramën. Që nuk thoshte qoftë dhe gjysëm fjale për varrosjen që kjo qeveri i bëri çështjes Çame që sot nuk e ka më as programin e saj, ta tradhëtonte Çamërinë apo ta sulmonte Ramën që harroi Çështjen Çame.”- tha Idrizi.

Idrizi shpehet se nëse Rama dhe Rilindja mendon se në Shqipëri kanë mbetur 1 milonë shpulla, do i hanë vetë këto një milion shpulla. “Në ’90 kishte 4 milionë shqiptarë ndërsa tani kanë mbetur 2.5. Opozita nuk është fasadë, opozita nuk është vend i të mundurve. Nëse është vendi i të mundurve dhe i një milion shpullave nesër do i hanë vetë këto një milion shpulla. Jo opozita është pjesë dhe është garante e këtij pluralizmi në Shqipëri dhe në Shqipëri nuk mund të funksionojë sepse dikujt mund t’i është mbushur mendja se do të marrë të gjithë pushtetet do të marri të gjithë Shqipërinë dhe të marri zvarrë të gjithë shqiptarët.”- shprehet Idrizi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *