U hodh nga 1800 metra lartësi, humb jetën parashutisti Shqiptar

Një parashutist ka humbur jetën pas hedhjes nga 188 metra lartësi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, kur viktima është hedhur në fshatin Zimur nga lartësia.

Mësohet se parashutisti identifikuar si Gëzim Elezi 27 vjeç, pasi ka bërë rreth 10 minuta fluturim, parashutisti mund të ketë hyrë në një zonë me turbulencë ere e cila i ka ngatërruar velën duke rënë në gjendje të lirë nga një lartësi e konsiderueshme.

Bëhet me dije se viktima ka qenë i liçensuar për paragliding./ 27.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *