Tërmeti në Shqipëri, ja çfarë shkruajnë mediat italiane

Media italiane “Il Messangero” ka shkruar një artikull në lidhje me tërmetin e fuqishëm që ka goditur Shqipërinë.
Sipas mediave të vendit fqinj, një tërmet tjetër me magnitudë 4.4 ballë ka goditur Shqipërinë gjatë mbrëmjes së djeshme. Epiqendra e tërmetit ishte afër Durrësit, 22 kilometra larg Tiranës.
Që prej tronditjes së madhe të regjistruar në Shqipëri prej 5.8 ballë, janë shënuar gjithsej 300 lëkundje të vogla sizmike. Ministria e Arsimit vendosi që të bëhet pushim për shkollat dhe çerdhet gjatë ditës së sotme. Nga vlerësimet e bëra, rezulton se afër 900 shtëpi janë dëmtuar nga tërmetet që kanë rënë në mbarë vendin.

Lajmet që u shfaqën në faqet e internetit të disa mediave online në Shqipëri në lidhje me rrezikun e një tërmeti të ri të fortë që duhet të godiste vendin në orën 11.30, shkaktuan panik në Tiranë. Shumë qytetarë kanë dalë në sheshe nga frika, pasi kanë lexuar lajmet e rreme.
Qeveria ka folur për lajme të rreme duke u bërë thirrje qytetarëve që “të mos bëhen viktima të njoftimeve që synojnë të shkaktojnë panik” dhe përcaktimin e përhapjes së lajmeve “një veprim kriminal”, duke shtuar se “të gjithë ata që kanë përhapur këtë lajm do të duhet të marrin përgjegjësinë. Lajmet e rreme janë shpërndarë në internet, menjëherë pas një tërmeti që ka rënë dje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *