Faqja më e re në Instagram, “Receta_Baby”: Ja si të ushqeni shëndetshëm bebin tuaj

Një dritare e re është hapur për nënat e reja të cilat kanë bebat e vegjël dhe nuk dinë me se ti ushqejnë. Faqja më në modë “Receta_Baby” në Instagram, po korr një sukses të madh në numrin e ndjekësve të cilët i shtohen dita-ditës.

Tek faqja “Receta_Baby” do të gjeni receta nga më të larmishmet për grupmoshat e vogla. Gatimet mund të përgatiten lehtë edhe në kushte shtëpie ku mjafton vetëm të keni ingredientët e duhur. Pjesën më të madhe e zënë frutat dhe perimet pasi janë të pasura me vitamina dhe lëndë ushqyese të nevojshme për zhvillimin e bebave tuaj.

Fotot e zgjedhura plot dashuri, me ngjyra të ndezura dhe shpjegimet e duhura në tekst, e bëjnë këtë faqe tepër të pëlqyer nga nënat e reja. Rrjeti Online në shqipëri kishte nevojë për një hapësirë të tillë pasi nënat e reja janë të pasigurta për mënyrën e ushqimit të të vegjëlve të cilët duhen ushqyer me aq kujdes.

Gjithashtu shumë këshilla edukative i gjeni në faqen e Instagramit “Receta_Baby” duke ndikuar pozitivisht në psikologjinë e nënave të reja dhe në mesazhet sensibilizuese që kjo faqe jep.

Për më tepër informacion dhe për një shije të paharrueshme për bebat tuaj, vizitoni dhe ndiqni faqen e Instagramit @receta_baby

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *