Ja si 3 Amendamentet e PDIU, shpëtuan Censusin e vitit 2011

Më poshtë do të lexoni një artikull të vitit 2011, ku tre Amendamentet e PDIU, shpëtuan censusin i cili ishte në shenjestrën e axhendës greke:

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila mbylli hapësirat e ndryshimit të kombësisë në regjistrat e gjendjes civile, amendamentet e PDIU të miratuara në parlament, marrin një rëndësi të veçantë. Pas këtij vendimi të Kushtetueses, amendamentet e PDIU që u implemetuan në ligjin për censusin, janë valvul sigurie për ruajtjen e kombësisë shqiptare nga skenari grek për ta kthyer Shqipërinë në një vend multietnik. Amendamentet në fjalë, për vetë natyrën e tyre, shuajnë çdo shpresë të grekëve për të kthyer shqiptarët në grekë, në këmbim të shumave financiare.

Projekti mafioz që u mundësua në bashkëpunim me qeverinë de fakto greke të Berishës, synonte të rriste artificialisht minoritetin grek si dhe të manipulonte hartën demografike të Shqipërisë. Më konkretisht, amendamentet e PDIU konsistonin në verifikimin e të dhënave të deklaruara në pyetësor, duke i krahasuar me të dhënat në regjistrin e gjendjes civile. Gjithashtu parashikohej edhe gjoba për ato që mashtronin me të dhënat. Por, nëse Kushtetuesja nuk e rrëzonte kombësinë në ligjin për Gjendjen Civile, atëherë rreziku ishte shumë i madh, pasi kombësia mund të ndryshohej më parë në gjendjen civile dhe më pas, kombësia e rreme mund të deklarohej edhe në pyetësor. Por tashmë çdo hapësirë është mbyllur. Ndaj edhe ky fakt po e tërbon Athinën.

Amendamentet

Në amendamentin e propozuar nga PDIU, parashikohet që të gjithë personat juridikë me shtetësi shqiptare apo të huaj si dhe personat pa shtetësi janë të detyruar të japin informacionin e kërkuar në pyetësorët e censusit të popullsisë në mënyrë të plotë, në mënyrë të saktë dhe të besueshme. Por ky amendament parashikon që të dhënat personale të individëve të mbledhura nëpërmjet pyetësorit do të ballafaqohen me Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile. Sipas këtij amendamenti në rast të mospërputhjes së këtyre të dhënave nga ana e censusit me të dhënat e regjistrit të Gjendjes Civile, atëherë të dhënat e regjistrit nuk do të merren për bazë në shërbim të nenit.

Ndëshkimi

Ndërkohë, sipas amendamentit të tretë të çamëve, refuzimi i dhënies së informacionit ose kur të anketuarit japin informacion jo të saktë atëherë personat e caktuar do të dënohen me gjobë deri në 1 milion lekë të vjetra. Në pikën dy të këtij amendamenti qartësohet se mosrespektimi i rregullave të konfidencialitetit të përcaktuara në nenin 9, të ligjit nga personi/at përgjegjës dënohet me një gjobë prej 100 mijë deri në 500 00 mijë lekë. Ndër të tjera në këtë amendament mosrespektimi i rregullave të përcaktuara në nenin 19, të këtij ligji nga personi/at përgjegjës dënohen me gjobë nga 15 000 deri 20 000 lekë të reja.

Amendamenti 2

Të dhënat e mbledhura identifikuese dhe personale të individëve, sipas përcaktimit të shkronjës “a” dhe “b” germa “i” të pikës 1 të nenit nr. 8 të këtij ligji ballafaqohen me Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile. Në rast mospërputhjeje të të dhënave të mbledhura nga censusi me përbërësit e përcaktuara në nenin 6 të ligjit Nr. 10 129, datë 11.5.2009 “Për gjendjen civile”, të dhënat e Regjistrit Kombëtar për Gjendjen Civile prevalojnë dhe merren për bazë, në shërbim të nenit 1, të këtij ligji.”

Amendamenti 3

1. Refuzimi i dhënies së informacionit dhe/ose dhënia e informacionit të rremë, në kuptim të përcaktimeve të shkronjave “a” dhe “b”, tё nenit 4, të këtij ligji, nga personi/at përgjegjës dënohet me gjobë prej 100 000 (njёqind mijë) lekësh.

2. Mosrespektimi i rregullave të konfidencialitetit të përcaktuara në nenin 9, të ligjit nga personi/at përgjegjës dënohet me një gjobë prej 10 000 (dhjetë mijë) deri 50 000 (pesёdhjetё mijë) lekë.

3. Mosrespektimi i rregullave të përcaktuara në nenin 19, të këtij ligji nga personi/at përgjegjës dënohen me gjobë nga 15 000 (pesёmbёdhjetё mijë) deri 20 000 (njëzet mijë) lekë.”

PDIU u përgjigjet thirrjeve greke për shtyrjen e censusit

PDIU, në një deklaratë për shtyp, ka reaguar pas deklaratave të shumta të disa organizatave greke për shtyrjen e censusit, duke theksuar edhe një herë se amendamentet e paraqitura nga PDIU  janë të domosdoshme për të siguruar të dhëna të sakta nga ana e individëve që do të përfshihen në pyetësor. “Ditët e fundit organizata që pretendojnë se i referohen minoritetit grek, po bëjnë thirrje që të shtyhet censusi i planifikuar nga qeveria shqiptare. Në një sinkronizim të plotë këto organizata e vënë theksin tek e ashtuquajtura atmosferë e frikës që është krijuar prej disa amendimeve ligjore të propozuara prej PDIU. Në lidhje me këto thirrje PDIU do të bëjë me dije se: Është e vërtetë se amendamentet tona, përkundër reagimeve të skeptikëve, e rrisin shkallën e objektivitetit të procesit në vetvete. Pra amendamentet e PDIU, bëjnë që çdo qytetar duhet të mendohet mirë para se të bëjë deklarime të rreme tek regjistruesit, për shkak të pasojave ligjore që e presin”, thuhet në deklaratën e çamëve. Ndër të tjera theksohet se vetëdeklarimi nuk është e drejtë e çdokujt, por i vetëm atyre që objektivisht i përkasin një minoriteti etnik dhe fetar. “Por ne vazhdojmë të jemi tërësisht kundër pyetësorit të këtij censusi, sepse ne besojmë se deklarimet e rreme, të sponsorizuara nga jashtë, do të krijonin premisat që faktorë të jashtëm të shtojnë kërkesat ndaj Shqipërisë. Ne besojmë se jo regjistri i gjendjes civile, por të dhënat “statistikore”të censusit”do t’i shërbejnë këtyre faktorëve për të shtuar presionin mbi Shqipërinë, që në emër të integrimit të pranojë kushtëzime të rënda për sovranitetin e Shqipërisë, të ngjashme me ato që  janë publikuar nga Uikiliks për varrezat apo kufirin detar”, ka përfunduar deklarata e PDIU.

Qeveria, pakt me grekët për regjistrimin

Në ligjin e parë për Gjendjen Civile, nuk ishte përfshirë elementi i kombësisë dhe fesë. Ndërkohë, në vitit 2009 qeveria e ndryshoi ligjin duke i përfshirë elementet në fjalë. Pikërisht në nenin 6 të ligjit për gjendjen civile thuhet se përbërësit e gjendjes civile janë emri, mbiemri, numri i identitetit, datëlindja vendlindja, gjinia, shtetësia, raportet e atësisë e amësisë, kombësia, vdekja, shpallja i/e zhdukur vendbanimi, vendqëndrimi dhe fakte të tjera, që janë parashikuar me ligj. Pikërisht ky nen është shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese si antikushtetues. Sipas Kushtetueses, ky nen bie në kundërshtim me nenin 20 pika 2 e Kushtetutës që flet për pakicat kombëtare ku thuhet se ata kanë të drejtë të shprehin lirisht, pa u ndaluar as detyruar, përkatësinë e tyre etnike, kulturore, fetare e gjuhësore. Sipas këtij neni të ligjit të Kushtetutës këto pakica mund edhe të bashkohen në organizata e shoqata për mbrojtjen e interesave dhe identitetit të tyre.

Minoriteti grek, paralajmëron bojkotimin e censusit

Shoqata OMONIA në Korçë paralajmëron bojkot të procesit të regjistrimit të popullsisë. Pas kërkesës për shtyrjen e afatit të procesit të censusit të bërë nga kjo shoqatë në bashkëpunim edhe me shoqatat e minoriteteve të tjera janë parashikuar hapa më ekstreme ai i bojkotimit të regjistrimit të popullsisë, gjë që do të cenonte edhe procesin. Sipas Ligoraq Karamelo anëtar i kryesisë së Shoqatës OMONIA dhe kryetar i degës së saj në Korçë sot është çuar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për ta shpallur antikushtetues ligjin e parlamentit për regjistrimin e popullsisë. Në rast të mosshtyrjes së afatit të regjistrimit me 6 muaj Karamelo ka deklaruar bojkotimin nga minoritetet të procesit të regjistrimit të popullsisë./Gazeta Sot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *