Basha-Ramës: Fyerjet ordinere ndaj opozitës nuk e mbushin tryezën bosh të shqiptarëve

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, i është përgjigjur kryeministrit Rama pasi ky i fundit fyejti opozitën e cila kundërshtoi vendimin për qiratë. Ja cfarë shkruan Basha së fundi në Twitter.

Për tju ardhur në ndihmë njerëzve, kemi kërkuar që qeveria të subvencionojë qiratë dhe pagesat e qytetarëve dhe bizneseve në nevojë, ashtu si kanë bërë shumë vende duke nisur me Kosovën. Boll me fyerje dhe sulme ordinere: ato nuk i mbushin xhepat dhe tryezat bosh të shqiptarëve.‬

‪Fyerjet dhe sharjet ndaj opozitës tregojnë se kryeministri nervoz nuk ka as ide dhe as plan masash për emergjencën. Cfarë thotë në drekë, e ndryshon në darkë! Ai sot po tregon se nuk ka hallin e shqiptarëve por ka vetëm merakun e oligarkëve. ‬

‪Qeveria të anullojë MENJËHERË koncesionet, të rialokojë buxhetin dhe të shtojë pa vonesë fondet e emergjencës në ndihmë të shëndetit dhe njerëzve dhe bizneseve në nevojë. Koha nuk pret!/Lapsi.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *