Juristi i burgut të Rrogozhinës pozitiv me COVID-19, Verifikohen takimet me të burgosurit

Një nga juristët e burgut të Rogozhinës ka rezultuar pozitiv ndaj COVID 19. Gazetarja e News24, Klodiana Lala raportoi nga burgu i Rrogozhinës se drejtoria e Përgjithshmë e Burgjeve po kryen verifikimet nëse juristi në fjalë ka patur kontakte me të dënuarit.

Frika dhe paniku kanë pushtuar administratën, ndersa drejtori i burgut tha se është vetëizoluar bashkë me dy punonjës të tjerë.

Por në një komunikim telefonik me News 24, drejtori i burgut të Rrogozhinës, Agim Tafa nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë.

“Nuk mund të jap asnjë informacion. Drejtojuni Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Unë jam në karantinë bashkë me dy punonjës”,- tha Tafa./BalkanWeb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *