KPR thirrje të Rinjve: “Mos rrini duke luajtur në telefon, Ejani shpërndajmë ushqime për Gjyshërit”

Klubi Patriotëve të Rinj, forumi rinor i PDIU, ditën e sotme ka dalë me një deklaratë zyrtare ku i bën thirrje të gjithë të rinjve për identifikimin e të moshuarve që nuk kanë mundësi financiare për shpenzimet ushqimore. Situata e vështirë e shkaktuar nga pandemia botërore e COVID-19, ka bërë që mosha e tretë dhe personat me aftësi të kufizuar të hasen në vështirësinë e sigurimit të ushqimeve bazë. Me këtë rast PDIU, Shoqata Patriotike “Çamëria” dhe Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini”  kanë ndërmarrë një fushatë për të ndihmuar njerëzit në nevojë me pako ushqimore dhe medikamente.

Më poshtë do të gjeni deklaratën e plotë nga Klubi i Patriotëve të Rinj:

“KPR i drejtohet dhe i bën thirrje të gjithë të rinjve dhe të rejave, veçanërisht atyre me origjinë Çame!
Në këto momente ku jeta jonë ka ndryshuar rrënjësisht për shkak të situatës, duhet sa më shumë Solidaritet, Humanizëm dhe Pozitivitet.
Ftojmë të gjithë Rininë që një orë në ditë të lini celularin, facebookun apo instagramin.
Një orë në ditë të ndihmojmë Gjyshërit Tanë në nevojë!
Ejani kontribuoni duke shpërndarë pakot me ndihma ushqimore!
Situata tejet e rënduar ka bërë që sot më shumë se kurrë të moshuarit dhe të pamundurit të kenë nevojë për ndihmën tonë!
Ndaj jeni të lutur:
a) Të na informoni për të MOSHUAR ÇAMË që njihni, të cilët janë në pamundësi ekonomike!
b) Të merrni pjesë në SHPËRNDARJEN E NDIHMAVE USHQIMORE
c) Të identifikoni të pamundurit Çamë dhe Jo Çamë, me probleme të theksuara ekonomike (Persona me Aftësi të Kufizuara)
Na dërgoni një mesazh!
Është detyra e çdo të riu Patriot, të ndihmojë në situatën e një krize ekonomike, shëndetësore dhe humanitare!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *