Rama rithekson: Dritat do ndërpriten nëse nuk paguhen

Kryeministri Edi Rama porositi edhe njëherë qytetarët që të paguajnë faturat e dritave pasi në të kundërt energjia do tu ndërpritet.

Në komunikimin me qytetarët, Rama tha se një masë e tillë do të fuste kompaninë në kolaps.

Rama: Dritat do ndërpriten nëse nuk paguhen. Dritat janë mall njësoj si mallrat që për mbijetësë i blini në dyqan. Dritat nuk vinë nga deti dhe as qielli, nuk vinë nga qeveria, vinë nga prodhimi. Nëse bëjmë mëkatin e faljes së dritave sot ne nuk kemi mundësi ti mbijetojmë një errësire të madhe ekonomike dhe sociale nesër.Nëse kompania nuk mbledh kontributet me çfarë do ti importojë dritat nga jashtë, do tu thotë se më jepni drita se jam në hall dhe jau kam, nuk ua jep njeri./OraNews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *